Albspirit

Media/News/Publishing

Ishte zhdukur prej 24-orësh, gjendet i djegur ambasadori Grek në Brazil

Diplomati 59-vjeçar Kyriakos Amiridis ishte parë për herë të fundit në qytetin e Nova Iguacu, ku është zbuluar edhe makina e tij.Autoritetet në Brazil kanë gjetur të djegur brenda një mjeti të braktisur trupin e ambasadorit grek, Kyriakos Amiridis që ishte zhdukur prej tre ditësh. Makina ishte marrë me qira nga ambasadori grek.

carro-1-20161229192152-1-655x356

Sipas BBC, ambasadori ka kryer për herë të fundit një telefonatë me bashkëshorten e tij, ku i ka treguar që do të dilte dhe më pas asnjë prej familjarëve nuk ka patur kontakte më me të.

Policia fillimisht ka përjashtuar një rrëmbim të mundshëm duke u shprehur se asnjë nuk kishte interes ta rrëmbente ambasadorin. Rio De Zhaneiro  ka një përqindje të lartë të krimit dhe veçanërisht gjatë festave të fundvitit ku me mijëra turistë vizitojnë qytetin.

Please follow and like us: