Albspirit

Media/News/Publishing

“Aktorja më e mirë” në DIAFA: Nurgul Yesilçay

Aktorja e famshme turke, Nurgul Yesilçay, është vlerësuar me një çmim shumë të rëndësishëm të botës arabe…

 

Aktorja e famshme turke, Nurgul Yesilçay, është vlerësuar me një çmim shumë të rëndësishëm të botës arabe.

Nurgul Yesilçay do të marrë çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Arab në Dubai (DIAFA), një nga evenimentet kinematografike më prestigjioze të hapësirës gjeografike arabe.

Lajmin e bëri të ditur aktorja vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Duke i bashkëngjitur postimit të saj edhe një fotografi, përgatitur nga organizatorët e DIAFA-s, Yesilçay shkruan: “Më 9 janar do shkoj të bëj timin çmimin më të rëndësishëm të botës arabe. Po vij të marr çmimin tim për aktoren më të mirë. Dubai, a je gati?”

Please follow and like us: