Albspirit

Media/News/Publishing

Probleme në familjen e Ergi Dinit, motra e tij jep një lajm të keq

FOTO/Probleme në familjen e Ergi Dinit, motra e tij jep një lajm të keq

Megjithëse familja e Ergi Dinit është akoma në zi për vdekjen e këngëtarit disa ditë më parë, së fundmi u ka ndodhur një incident aspak i këndshëm.

 

Mamasë së Ergit, dikush i ka vjedhur adresën Facebook-ut për qëllime negative. Në lidhje me këtë ka shpërthyer motra e Ergit Barbana Dini e cila ka thënë publikisht se dikush po mundohet tua vjedhë kujtimet.

 

“Miq të dashur, FB i mamasë time, Mimoza Shaqiri Dini, është vjedhur nga persona, sigurisht të papërgjegjshëm! Ju njoftoj se përdoret nga tjetërkush! Fatkeqësisht, nuk ka asnjë logjikë që unë të merresha me diҫka të tillë në këto ditë të zeza që po kaloj, por ja që ka dhe njerëz që duan të na vjedhin dhe kujtimet për një tekë të tyre” – shkruan Barbana në Facebook.

 

Please follow and like us: