Albspirit

Media/News/Publishing

“NEW YORK TIMES”: Pyetjet që mund të riformësojnë Evropën në 2017

Evropa po përballet me sfida të shumta në vitin 2017, përfshirë një pasiguri mbi terrorizmin, kufijtë, emigrimin, ekonominë dhe mesazhin e presidentit Tramp se e para do të jetë America.
“Nuk është hera e parë që Evropa sfidohet nga kriza”, thonë studiuesit në Institutin e Shkencave Politike në Universitetin e Luksemburgut, por këtë herë “ka një kombinim të krizave”.
Më poshtë renditen disa nga çështjet potencialisht përçarëse dhe ngjarjet kanosëse për vitin, të cilat mund të riformësojnë, ose të paktën të thellojnë frakturat në Bashkimin Evropian, një bllok 28-vendesh prej më shumë se një gjysmë miliardi njerëz.
A do të shkaktojë paqëndrueshmëri Brexit-i?
Negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, e njohur si “Brexit,” pas referendumit të qershorit të kaluar, mund të fillojnë zyrtarisht deri në fund të marsit, një afat i vetë-imponuar nga Kryeministrja Tereza Mei. Por negociatat janë qysh në fillim të komplikuara nga një vendimi të Gjykatës Supreme se zonja Mei ka nevojë për miratimin e parlamentit për të filluar procesin dhe kjo ka krijuar paqartësi të mëdha. Probloemi përfshin si qytetarët e Bashkimit Evropian që banojnë në Britani ashtu edhe qytetarët britanikë që jetojnë në vende të tjera të Bashkimit Evropian, pasi bëhet fjalë nëse do të punojnë dhe jetojnë lirdhëm jashtë kufijve si deri tani.
Do të largohet Turqia nga Evropa?
Turqia ka negociuar për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian për shuëm vite, por kjo perspektivë është bërë shumë e dyshimtë, pjesërisht për shkak të veprimeve autoritare të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Ai ka sugjeruar se mund të mbajë një referendum në Turqi këtë vit nëse do të tërheqë aplikimin për anëtarësim. Z. Erdogan po ashtu ka sugjeruar se mund të kërkojë rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi, një hap që liderët e tjerë evropianë thonë se do të skualifikojë vendin nga anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Mund të gjejë lehtësim Greqia?
Vendi që simbolizon prej vitesh krizën ka rënë disi nga titujt e parë, i errësuar nga Brexit-i, frika e sulmeve terroriste në qytetet evropiane dhe zgjedhjeve të ardhshme në Holandë, Francë dhe Gjermani. Por, ekonomia e Greqisë mbetet e dobët dhe e zhytur në borxhe gjigande.
Mund të shpëtohen bankat e Italisë?
Ekonomia e trazuar kronike e Italisë ka ngjallur frikën në Bashkimin Evropian se ndoshta bëhet fjalë ëpr nëj stil grek të krizës. Arsyeja kryesore është dobësia e bankave të mëdha të Italisë, të cilat kanë qindra miliarda kredi të këqija.
Do të largohet Katalonia nga Spanja?
Parlamenti rajonal i rajonit gjysmëautonom të Spanjës, Katalonjë, votoi në nëntor 2015 për të filluar një proces për të arritur pavarësinë në vitin 2017 – një rezultat që qeveria spanjolle ka premtuar ta bllokojë. Por mbështetësit e pavarësisë, nxitur nga referendumi i Brexit-it, thonë se vrulli i lëvizjeve nacionaliste në Evropë është në anën e tyre.
Do të qëndrojnë Shtetet e Bashkuara me Evropën?
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë koordinuar ngushtë regjim e sanksioneve ekonomike të vendosura Rusisë në vitin 2014, një përgjigje ndaj aneksimit të gadishullit të Krimesë dhe veprimeve ushtarake në lindje të Ukrainës. Por Presidenti Tramp ka injektuar pasiguri në Evropë për një qëndrim të unifikuar ndaj Rusisë, duke sugjeruar se dëshiron të lehtësojë ose heqë sanksionet.
Do të triumfojnë diku tjetër nacionalistët?
Politikanët nacionalistë që e shohin me armiqësi Bashkimin Evropian dhe emigrantët myslimanë kanë fituar terren në fushatat për zgjedhjet e ardhshme në tre vende evropiane.
Në Holandë, ku vota mbahet më 15 mars, populist Gert Vilders, i cili dëshiron të ulë emigracionin dhe të ndjekë Britaninë jashtë Bashkimit Evropian, del i pari në sondazhe dhe ka shumë të ngjarë që të jetë kryeministri i ardhshëm.
Në Francë, ku zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 23 prill me balotazh ndërmjet dy kandidatëve kryesorë, më 7 maj, rritja e së djathtës ekstreme ka qenë temë dominuese. Marin Lë Pen, e Frontit Kombëtar, ka thënë se shpreson të përsërisë suksesin e zotit Tramp.
Gjermania mban zgjedhjet federale më 24 shtator, të cilat do të përcaktojnë të ardhmen e kancelares Angela Merkel. Por, pozita e saj në bashkimin Europian për kufijtë e hapur dhe bujarinë ndaj refugjatëve e ka ulur seriozisht popullaritetin e saj. Z. Tramp e përqeshi gjatë fushatës, duke e përshkruar kundërshtarin e tij demokrate, Hilari Klinton, si “Merkelin e Amerikës”.
Please follow and like us: