Albspirit

Media/News/Publishing

Çerçiz Loloçi: Izet Shehu, poeti, prozatori, deputeti

 

Çerçiz Loloçi

 

1.

Ndodh shpesh që me miqtë që rri më shumë, që e njeh deri në detaje, madje te të dy jetët e tij, atë fizike dhe atë krijuese, të mos shkruash asnjë radhë. Kjo ka ndodhur pak a shumë edhe me mikun tim, Izet Shehu. I lindur në Lushnjë nga një familje atdhetare (nipi i Babë Karbunarës) në Dhjetor 1942, ai ka kryer studimet e larta në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës (dega gjuhë dhe letërsi shqipe) dhe ka punuar si mësues i letërsisë në Elbasan dhe në vendlindje.

Fillimet letrare, si shumë krijues të tjerë, i ka çprej adoleshencës dhe asokohe botoi shumë shpesh në shtypin e kohës në vitet gjashtëdhjetë. Ishte një periudhë kur letërsia shqipe me Kadarenë dhe të tjerë po bënin kapërcimin e madh në koncepte, mendësi dhe mjete shprehëse. Por liria  e krijimit për Shehun nuk do të zgjaste tepër: në 1976 përmbledhja e tij poetike “Gjaku im” do të ndalohej fill pas botimit. Dhe kalvari i mosbotimit do të tërkuzej jo pak, por më shumë se tri dekada. Natyrisht diktatura kishte në dorë jetët njerëzore, përfshi edhe Izet Shehun, për t’u mos lejuar që të botonin, por kurrsesi të mos krijonin. Izeti vazhdoi të shkruajë në vetminë e vet me shpresë se regjimi do të rrënohej një ditë.

Dhe vërtet ashtu ndodhi. Pas përmbysjes së sistemit totalitar ai është nismëtar i krijimit të Partisë Demokratike, deputet i saj në vitet 1992-1996, kohë kjo kur përfundoi edhe Kolegjin e Mbrojtjes. Tërë ai akulumim mbi tridhjetëvjeçar do pohonte se Izat Shehu nuk ishte i rastësishëm në letërsi: ai do të botonte njëri pas tjetrit trembëdhjetë libra mes të cilave: “Çiltërsi lirike” (poezi), “Vjeshtë njerëzore” – poezi, “Ëndërra trëndafilash në borë” (poezi), “Brohoria e një dimri” (tregime), “Fatkeqja e bukur” (novelë), “Troku i fatit të verbër” (poezi), “Mjegulla e trishtimit” (tregime), “Mbi qerpikë çlodhet agu” (poezi), “Perëndimi në zabelin plak” (tregime), “Drithërima e muzgut të vonë” (poezi), “Vetëm një grua” (roman), “Tirkani” (tregime dhe ese), “Hija e korbit të bardhë” (publicistik dhe ese), etj.

Por jo vetëm kaq, poezi dhe tregime të tij tashmë janë botuar në anglisht, greqisht, italisht e rumanisht. Ndërkaq autori është aktiv në jetën politike si një publicist i klasit të parë: komente, analiza, opinione, shënime kritike, recensione nën emrin e tij i gjen shpesh në të përditshmet shqiptare “Shekulli”, “Shqip”, “Gazeta Shqiptare”, “Telegraf”, “Bota sot”, “Ylliria”, “Dielli” apo në të përkohshmet kulturore “Nacional” dhe “Obelisk”.

 

2.

Me Izet Shehun si edhe me do krijues të rrethit tim miqësor kam pasur dy njohje: të parën nëpërmjet krijimeve por edhe për shkak të ndalimit të tij që për mua përbënte një kureshtje të parrëfyer. Përse nuk e lejojnë të shkruante ky njeri? Çfarë kishte bërë kundër pushtetit? Ku e kishte dëmtuar partinë, popullin, diktaturën e proletariatit? Këto dhe pyetje të tjera më kujtoheshin në fëmijërinë e parë, ndërsa kërkoja të lexoja më shumë pre tij.

Njohja e dytë erdhi pas viteve nëntëdhjetë. Njeriu që ishte parë me dyshim dhe ishte ndëshkuar nga sistemi diktatorial vinte megjithatë nga një familje shqiptare prej qindravjeçarësh, ai ishte deputet, por më tepër se kaq ishte një krijues që meritonte vëmendje të veçantë. Për një periudhë të shkurtër kohore kishte arritur të botonte disa libra, (poezi, prozë, ese) dhe kish mundur të përfshihej në disa antologji poetike brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë stinë të mbarë të krijimit për Izet Shehun, që mund të konsiderohej edhe si një rilindje e dytë, pata fatin të redaktoja vëllimin poetik të tij “Drithërimat e muzgut të vonë”. Kjo përmbledhja poetike me 112 poezi ndahet në katër libërtha: “Udhëtim në luginën e verdhë” , “Tulipani plak”, “Bisk legjende” dhe “Monologjet e statujës”. Poezia e parë “Sot” në faqet nistore të vëllimit ka gjithsesi nëj mesazh të madh sa të evtë autorit, aq edhe të atyre pak njerëzve që nuk arritën të thuheshin nga sistemi johuman:

…Sot, në moshën gjashtëdhjetetrevjeçare,

Shpall para jush agjërimin tim të madh,

S’krraurriva si korb,

S’u bëra manar…

Më tej në poezinë “Shtegu i artë”, poeti thotë:

…Më kot i kthej unë sytë mbi shtegun mbetur shkret,

Gjithmonë si shkabë mali dhe asnjëherë si shterg…

Akomë më tej në poezinë “Udhëtim në luginën e verdhë”

…Udhëtojmë

Në luginën e vdekjes,

Të dy të heshtur udhëtojmë.

Unë pres orën e prehjes,

Ajo pret të më kafshojë…

Larmia e temave në kapitullin e parë të përmbledhjes poetike ngërthen një mori fatesh njerëzore; autori thur vargje për shtegun e artë, bregun e brengës, ditën e kafshuar, lotët  ekaprolles, varrezat, pasmesnatën, hënë dhe retë, zërin e zemëruar, për babaib, nnënën dhe nipin, për pleqërinë, letrat e Hadit, Firencen, etj. Në pjesën e parë të kësaj përmbledhje nuk mund të mos sjellësh ndër mend katër vargje të bukura për Homerin:

Mbi një muzg shkon shaluar

Homeri i lashtësisë

“Iliadën” e mban ndër duar,

“Odisenë” mbi kurriz.

Apo vargjet e bukura për brengën e ciganit:

Re e bardhë lëshon breshër,

Re e zezë lëshon shi.

Këto thotë cigan i vjetër

Tek tymoset nën ulli.

Nuk më tremb

Ngrica dhe bora

Nuk më tremb

Breshëri dhe shiu.

Fyryfyckën e marrosur,

S’e durokam dot i ziu.

Pjesa e dytë e përmbledhjes “Tulipani plak” mund të quhet edhe si një traktat dashurie me 41 vjersha. Autori bën kujdes jo vetëm në titullimin e vjershave: “Ti”, “Një kujtim i bardhë”, “Zëmërimi i tulipanit”, “Thonë”, “A e ndjen”, “Në krahët e muzgut”, “Ah”, “Muzgu i vonët”, “Ato çaste”, “Vajz’ e ëmbël”, “Mbeta”, “E urta mështekn’ e bardhë”, “Ulu pak këtu mbi bar”,

“Zë i ëmbël”, “Strehëza”, “Lëreni dashurinë”, “Ae mban mend”, “Dialog i vonë”, “Në bregdet”,

“Më pëlqen dashuria”, “Racë fisnike”, “Dashuri”, “Lermë”, “Pas vitesh”, “Mbi qerpikët e mi”, “Grua e dashur”, “Jasemini”, “Dy brigjet e lumit”, “Ajo”, “Nimfë e trilltë”, “Mos më puth” etj, por sidomos në realizmin e tyre. Në secilën prej tyre gjen vargje të bukura, por unë do të veçoja disa prej tyre:

Nga vjersha “Tulipani në maj”

Zjarre ndizen brenda meje, zjarre ndizen brenda saj,

Kapërcejmë dhe ylberin, edhe qeshim, edhe qajmë.

Valle gjethesh fëshfërijnë, bie borë, breshër, shi,

Po askush s’na ka parë ( vërtet s’na ka parë njeri ?! )

Nga vjersha “Puthja e parë”

Një trëndafil të agut

Në bisk të ëndrrës vura.

Kur erdhi e dashura,

Flakë i mori buza.

Nga vjersha “Një zë”

Mu në shteg të kopshtit të vjetër

Si puhizë më vjen një zë.

Vite shkuan

Ai mbeti

Aq i dashur sa s’ka më.

Nga vjersha” Vajzat kthehen nga vreshtat”

Unë,

I mekur sa më s’ka,

Si një meteor i rënë,

Hodha vjeshtën hop në krah,

Mora rrugën për në hënë..

Nga vjersha “Odiseja dhe Penelopa”

Mijëra vjet ka Penelopa,

Që end ditën e shthur natën.

S’ka ç’të bëj tjetër e gjora,

S’ia del dot ndryshe me kafshët.

Nag vjersha “Erotike”

U puthëm, u shkrimë, dhe qeshëm, dhe qamë,

Nën plepin e bardhë, mbi bar të dy ramë.

Dhe fjetëm aq pranë, dhe fjetëm aq shumë,

Në shtrat të kujtesës: nën plepin mbi lumë.

Nga vjersha “Ca gjinj të bardhë”

Ca gjinj të bardhë më vijnë vërdallë,

( S’ di jam i vdekur a i gjallë?!)

Si dy pëllumba të bardhët gjinj

( Eh, plak i ngratë si mumje rri!)

Nga vjersha “Shiu”

Shiu bie butë-butë,

Hijeshon barin e egër.

Lermë, e dashur, të të puth

Atë buzë,

Atë vetull!

Nga vjersha “Ëndrra bionde”

Ku e kam parë një ëndërr bjonde,

Ku e kam parë as vetë s’e di.

Hëna mbi limon pikonte

Lëng hënor ngjyrë floriri.

Dy pjesët e tjera të përmbledhjes “Bisk legjende” dhe “Monologjet e statujës” kanë të tjera motive dhe të tjera këndvështrime. Autori i këndon rinisë së ikur, ëndërrave deri në gjumin e madh, ndjek shtegtimin e lejlekut, përkeledh pyllin poetik, etj. Në këtë libërth të tretë të bën përshtypje një poezi për kalin:

Unë po iki, vijnë të tjerët

Sipër muzgjeve të artë,

Jeta ime në të errët

Nëpër zheg, shi e baltë,

Nuk e di se çfarë do të thonë,

Çfarë do të thonë s’dua ta di,

Mbetur pa dhëmbë në gojë,

Jetoj fundin në liri.

Madje poezitë për kafshët janë aq të ndjera sa ato për qëniet humane: “Jetë i thënçin…/Unë dhe kali/ Dhe në zheg, dhe në shi,/ Vuajmë plagët e një fati,/( Fati – kafshë, fati njeri). Apo më poshtë: Këtu/ Pranë nesh/ Ka lindur kali,/Që tmerroi gjindjen ndër shekuj/ Trok i drunjtë me stisje djalli,/ Po ai dinak ka mbetur. (Vjersha “Troku i drunjtë”). Ndjesi të tjera krijon gjithashtu nga poezitë: “Një pelë e bardhë harbon në muzg”, “Rosinanti”, “Kurmi im”, “Emblema ime”, Këtij tempulli i përkas”, “Ahu”, “Pak vjeshtë”, “Sythet” dhe “Aty”.

Në pjesën e katër dhe të fundit të përmbledhjes një vend të konsiderueshëm zënë baladat, por edhe poezitë “Një trëndafil ndërroi jetë”, “Nën bar”, “Zhgënjimi”, “Zgjidhja”, “Fat lejleku”, “Akrepi i Hadit”, “Pezull”, “Ky fat”, “Nuk më lënë dhimbjet”, “Stin’ e verdhë”, etj.

Please follow and like us: