Albspirit

Media/News/Publishing

CIA: Urdhrat e prerë që Moska i dha Hoxhës; si e pësuan Koçi Xoxe dhe Pandeli Kristo

CIA ka zbardhur porositë e para që mori Enver Hoxha pas marrëveshjes me Bashkimin Sovjetik. Përmes disa dokumenteve të deklasifikuara së fundmi, thuhet se Moska udhëzoi Tiranën që të ndërpriste të gjitha kontaktet me jugosllavët dhe të dëbonte ata që ishin pro Titos. Kjo solli që të parët ta pësonin Koçi Xoce e Pandeli Kristo.

Shtator 1952, deklarata e përfaqësuesit jugosllav Cedo Mijoviç

Cedo Mijoviç ka thënë se është autorizuar të deklarojë si politikë të shtetit jugosllav ndaj Shqipërisë, ruajtjen e gjendjes aktuale të ‘status quo’ dhe kufijtë aktualë të Ballkanit, që do të thotë se cilido që do të tentojë të prishë balancat dhe integritetin territorial të vendeve ballkanike do të sulmohet nga ushtria jugosllave. Kështu, sipas Mijoviç, pavarësia e Shqipërisë dhe integriteti i saj do të mbrohen nga Jugosllavia kundër sulmeve nga çdo armik, sipas parimit të shpallur që në 1951 nga partia komuniste jugosllave. Mijovic përfitoi nga rasti për të përmendur propozimin e Randolf Çurçill për ndarjen e Shqipërisë mes Greqisë dhe Jugosllavisë, ndaj të cilit Tito ishte përgjigjur se Jugosllavia krenohet me ruajtjen e kufijve të saj të paprekur dhe se kërkon zbatimin e rregullave dhe respektit për të gjithë popujt, të mëdhenj e të vegjël, dhe se nuk do të lejojë që Jugosllavia të bëhet fajtore për eliminimin e popullit fisnik dhe bujar shqiptar, sado i vogël që të jetë. Fakti se shqiptarët e të gjitha feve, rajoneve dhe idealeve politike, marrin pjesë në komitetin e Prizrenit, është një provë e qartë se ky organ është i motivuar për zbatimin e qëllimeve të Jugosllavisë në respektimin e të drejtave të popullit shqiptar. Shqipëria sot është në një gjendje të rrezikshme, dhe asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e izoluar. As Rusia sovjetike dhe as vendet e saj satelite nuk angazhohen për akorde ndihme reciproke me të, pa përmendur vendet Perëndimore. I vetmi traktat i ngjashëm ishte me Jugosllavinë, i cili u prish nga Hoxha në 1948. Megjithatë edhe sot është vetëm Jugosllavia që mbron të drejtat e Shqipërisë. Jugosllavia nuk ka në plan të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe është detyrë e të gjithë vendeve të tjera të kërkojnë që Shqipëria të bëhet zot e fateve të saj.

Roli i refugjatëve

Jugosllavia ka organizuar refugjatët shqiptarë në vend në masën më të gjerë të mundshme, siç bëhet e qartë nga statuti i Komitetit të Prizrenit. Në një rast, shpjegon Mijoviç, kur ishte duke hartuar një raport mbi çështjet shqiptare për partinë komuniste jugosllave, Milovan Xhilas komentoi se “shqiptarët duhet të lihen të lirë të organizohen sipas linjave të interesave të tyre patriotike, pa dallim ngjyrash politike apo të mendësive të treguara gjatë luftës. Patriotët shqiptarë duhet të binden se ata kanë mbështetjen tonë të plotë. Gjithashtu, refugjatët shqiptarë në Jugosllavi janë të lirë të shkruajnë çfarëdo apo kujtdo që dëshirojnë. Mijoviç përmendi miqësinë e tij personale me Ndue Pjetër Gjonmarkaj dhe Lutfi Spahiu, si dhe konsideratën e tij të lartë për patriotizmin dhe sinqeritetin e tyre, duke shtuar se megjithëse ata nuk ishin komunistë, nuk ishte nevoja të fshihnin bindjet apo idealet e tyre”. Mijoviç deklaroi se sipas opinionit të tij personal, Rusia sovjetike nuk do të bënte luftë me Shqipërinë, pasi edhe pse ka pozicion të mirë strategjik në Adriatik, mbetet e ndarë nga blloku i vendeve satelitë të BRSS. Çdo tentativë për të arritur çlirimin e Shqipërisë me mënyra të tera përveç Komitetit të Prizrenit, do të ishin shumë të kushtueshme dhe nuk do të arrijnë qëllimet e dëshiruara. Sipas tij, është detyra e çdo shqiptari patriotik të japë mbështetjen për Komitetin e Prizrenit dhe aktivitete e tij. Për arsye të sakrificave dhe humbjeve të pasuara, liderët e Ballit Kombëtar kanë të drejtë të dëgjohen në arenën politike shqiptare. Në lidhje me komentin se Greqia favorizon ndarjen e Shqipërisë, Mijoviç shprehu opinionin se është shumë më e këshillueshme që regjimi i Hoxhës të tolerohet edhe për disa kohë, sesa të pranohet ndarja e Shqipërisë.

Koment: Mijoviç njeh emrat dhe historitë e shumicës së emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi dhe ka njohuri të aktiviteteve të tyre. Ai gjithashtu njeh emrat dhe origjinën e të gjithë anëtrëtë të kryesisë së Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, dhe partive përfaqësuese të tyre.

28 dhjetor 1948

Aktiviteti sovjetik në Shqipëri (nga burime të konsideruara të besueshme)

Pak pas ardhjes së gjeneral Feodor Kovpak në Tiranë, partisë komuniste shqiptare iu dhanë udhëzimet e mëposhtme:

Ndërprerja e marrëdhënieve ekonomike dhe e bashkimit doganor me Jugosllavinë

Ngritja e një lëvizjeje irredentiste, për pretendimin e tokave shqiptare në Jugosllavi, që të pretendojë bashkimin me Kosovën

Zgjerimi i portit të Durrësit nën mbikëqyrjen sovjetike, për të pritur anijet luftarake italiane që do të vinin sipas paktit të paqes me BRSS

Udhëzimet raportohet se hasën me protesta, veçanërisht në fillim, gjë që rezultoi me përjashtimin nga partia e më pas arrestimin e ministrit të brendshëm Koçi Xoce dhe anëtarëve të komitetit qendror Pandi Kristo dhe Nuri Hata. Shumë arrestime të tjera u bënë në komunitetin jugosllav në Shqipëri, dhe në shoqërinë e miqësisë Shqiptaro-Jugosllave.

Në zbatim të udhëzimeve, u krijua në Tiranë, “Komiteti i Kosovës”, aktiviteti i të cilit ishte në vëzhgimin e rreptë të sovjetikëve. Aktivitetet e tij ishin në koordinim me komitetet e tjera anti-jugosllave të krijuara në Bullgari, Rumani dhe Hungari.

Vdesin anëtarët e Ballit Kombëtar

Nëntor 51

Ibrahim Butka, një nga organizatorët dhe drejtuesit e vjetër të Ballit Kombëtr në zonën e Kolonjës ka vdekur si rezultat i përndjekjes e torturës në burgun e Korçës. Butka lë pas një djalë, që prej gjashtë vjetësh është në burgun e Burrelit. Këta anëtarë të Ballit Kombëtar raportohet se kanë vdekur në burgun e Burrelit: Sofodin Dume, Teki Kolonja, Ali Agalliu dhe Mehdi Loncka.

Qemal Aranitasi, ish-presidenti i Ballit Kombëtar në Durrës, ka vdekur në një spital në Tiranë.

Transmetimet radio në Shqipëri

Shkurt 1954

Baza e kapjes së valëve radio në Shqipëri është shumë e vogël pasi llogaritet vetëm 1 aparat radio për çdo 63 persona, por transmetimi është ndoshta i përshtatshëm për popullsinë e saj prej rreth 1.2 milionë banorë. Transmetimet radio kontrollohen ashpër nga autoritetet. Shqipëria varet për pajisjet radio dhe asistencën teknike nga Bashkimi Sovjetik, por ndryshe nga vendet e tjera satelite të BRSS, nuk ka bërë shumë për përhapjen e valëve radio dhe rrjetin e antenave. Këtu nuk ka nisur ende procesi i televizionit apo i valëve të modulit të frekuencave (FM), dhe as nuk ka prova për planifikimin e tyre.  Në disa raste autoritetet kanë konfiskuar aparatet radio ndërsa përpjekjet e qeverisë zhurmimin e transmetimeve të huaja kanë qenë të dobëta, në krahasim me vende të tjera të bllokut sovjetik. Duket se shumica e rreth 20.000 aparateve radio në Shqipëri marrin vetëm valë të shkurtra. Aparatet më të mira gjenden në zonat urbane dhe në dorë të shtresave më të larta. Shuma pak aparate zotërohen nga popullsia rurale, dhe këta janë të një cilësie shumë të dobët.

Disa transmetimeve perëndimore kapen nga valët radio në Shqipëri, të cilat megjithëse dëgjohen nga pak njerëz, përhapen shumë me anë të fjalës së gojës. Llogaritet se Shqipëri do të përmirësojë transmetimet e saj të brendshme me anë të përmirësimit të  stacioneve, me qëllim përforcimin e mendësisë e sjelljeve të popullsisë sipas linjave komuniste.

Stacionet perëndimore transmetojnë në Shqipëri rreth 3 herë më shumë se ato të vendeve sovjetike, duke llogaritur rreth 20 orë në javë programe nga vendet perëndimore dhe 8 orë në javë nga Jugosllavia, në krahasim me rreth 9 orë të transmetuara nga vendet sovjetike. Por kjo shkurtohet disi nga rreth 4 orë në javë programe të radios shqiptare por të hartuara nga Moska.

Radio Evropa e Lirë nuk ka transmetuar programe në gjuhën shqipe prej 1 tetorit. Deri atëherë ajo transmetonte lajme, komente dhe muzikë çdo ditë nga ora 18.45 deri në 19.15, t cilat përsëriteshin në 20.15 dhe në mesnatë.

Llojet e transmetimeve

Zëri i Amerikës transmeton dy programe 15 minutëshe në ditë (3.5 orë në javë) në gjuhën shqipe. Shumica e tyre vijnë nga New York, por disa programe realizohen në qendrën e Zërit të Amerikës në Munih. Programet janë kryesisht lajme dhe komente. Transmetues të tjerë perëndimorë në Shqipëri janë Italia, Vatikani dhe Greqia. Italia përdor 4 frekuenca të larta dhe 1 të mesme. Transmetimet klandestine të Zërit të Shqipërisë së Lirë, i operuar nga Komiteti i Shqipërisë së Lirë, kanë nisur në shtator 1951. Programet e ti ishin lajme dhe komente, por tregonin e ishin më të informuar për situatën brenda Shqipërisë. Gjithashtu BRSS dhe Bullgaria tranmetojnë programe në Shqipëri për rreth 7 orë në javë. Deri në vitin 1951 programet e radio Tiranës ishin shtuar në 14.5 orë në javë, duke përfshirë dhe programet e hartuar nga Moska, të cilat përhapen në të gjithë vendin me anë të nënstacioneve të Vlorës, Korçës, Gjirokastrës dhe qytetit Stalin. Stacioni i Shkodrës përveç transmetimeve te radio Tiranës shtonte dhe disa programe me interes lokal. Tirana përdor gjerësisht transmetuesin e saj 50 kë të frekuencave të mesme. Përveç transmetimeve vendase deri në 22.00 ai punonte për transmetimet shqiptare në gjuhët serbe, kroate dhe Italiane. Një program shqiptar radio për Amerikën e Veriut ritransmetohet nga Radio Sofia.

Shërbimi shëndetësor tetor 1950

Shërbimi shëndetësor i ushtrisë së Shqipërisë vuan nga mungesa e zyrtarëve mjekësorë ushtarakë dhe nga një mungesë e rëndë mjekimesh. Ka vetëm një spital ushtarak në Tiranë ku dërgohet i gjithë personali ushtarak në nevojë urgjente trajtimi, veçanërisht ata që kanë nevojë për operacion kirurgjik. Doktorët e ushtrisë, rreth 20 në numër, janë të vendosur në Tiranë. Ushtarët e sëmurë vijnë në Tiranë nga të gjitha zonat e Shqipërisë me ambulanca, dhe disa raste me mjete të ushtrisë. Ata të vendosur në zona të largëta trajtohen në qendrat mjekësore të njësive të tyre, të cilat zakonisht kanë një infermieri, e cila vendos për mënyrën e trajtimit të mëtejshëm. Kur nevojitet shtrimi në spital, ushtarët çohen në spitale civile, të cilat zakonisht kanë të gjithë “Sektorin ushtarak”. Qeveria shqiptare përpiqet të përballojë situatën duke organizuar kurse mjekësore për një pjesë të personalit, nga të cilat dalin vetëm kuadro të dobëta të ndihmës mjekësore. Në gusht 1949, 13 apo 14 oficerë që nuk ishin as doktorë he as studentë mjekësorë, të marrë nga disa njësi të ndryshme të ushtrisë, u dërguan në BRSS për një kurd mjekësor. Informatorët thonë se pas kthimit të tyre ata do të bëheshin doktorë në ushtri. Furnizimet mjekësore në forcat e armatosura janë shumë të kufizuara. Informatorët tanë llogarisin se në një rast emergjence ushtarake, furnizimet e mjekimeve do të zgjasnin vetëm dy javë. Situata mjekësore është po aq e rëndë edhe mes civilëve. Ka vetëm rreth 120 doktorë në të gjithë Shqipërinë. Farmacitë kanë rezerva të pakta mjekimesh dhe gjithmonë është e nevojshme receta për marrjen e tyre.

Të vetmet mjekime që mund të merren pa recetë janë laksativët dhe dy tableta aspirinë çdo herë. Një tjetër burim informatorësh thotë se ka rreth 180 doktorë në Shqipëri, 50 prej të cilëve në fillim të vitit 1950 ishin në shërbim me ushtrinë. Doktorët kanë kryer të gjithë studime jashtë shtetit, ata më të vjetrit kanë studiuar në Francë, Itali, Greqi, Turqi dhe Austri (të renditura sipas rendit të vendit ku ka pasur më shumë studentë shqiptarë, deri te vendi me më pak). Pas çlirimit të Shqipërisë në 1944, qeveria arriti një marrëveshje për dërgimin e 40 studentëve çdo vit në universitetet e Jugosllavisë (deri në vitin 1947-1948), të BRSS, në Bullgari, Rumani, Çekosllovaki, Poloni e Hungari. Përveç kësaj në shtator 1948 u hap në Tiranë shkolla për infermierë, fillimisht me 60 studentë, e cila ishte në nivel të njëjtë me shkollën e mesme. Pas këtij cikli 3-vjeçar nxënësit mund të regjistroheshin në universitet. Kompetenca e profesionit mjekësor është e kufizuar pasi vetëm në qytete si Tirana, Korça, Shkodra, Vlora Durrësi, Gjirokastra dhe Berati është i mundur studimi dhe ndjekja e progresit shkencor. Kjo e fundit ven më shumë me anë të konsultimeve profesionale mes doktorëve, dhe jo nga studimi i literaturës së huaj. Kjo ndodh prej sasisë së kufizuar të shkrimeve dhe se shumica e tyre vijnë vetëm nga Bashkimi Sovjetik. Ministria e shëndetësisë publikon një material modest periodik, në të cilin mund të kontribuojnë të gjithë doktorët, ndërsa një e treta e ti i kushtohet studimit të letërsisë sovjetike. Niveli i ulët i profesionit mjekësor ndjehet më shumë në fushat e specializuara. Doktorët që praktikojnë në zonat rurale dhe malore (dhe këto përbëjnë shumicën) kanë mundsi të pakta zhvillimi dhe informimi prej mungesës së informacionit e librarive.

7 qershor 1951

Memorandum bisede

Pjesëmarrës: Joyce, Higgs, Campbell (Departamenti i Shtetit)

Pas diskutimit të subjektit me zotin Joyce, u takova me Higgs dhe Cambell të Departamentit të Shtetit, dhe u tërhoqa vënendjen në pikat e mëposhtme: Natyra gjithnjë e më shumë ushtarake e aktiviteteve të organizatave shqiptare të emigracionit në Jugosllavi, e cila po shkakton eksitim në rrethet e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë dhe grupet e tjera shqiptare të emigracionit në përgjithësi. Njoftimi i ekzistencës së grupit të sponsorizuar nga Jugosllavia në radion jugosllave, bënte të qartë se grupi ka si qëllim arritjen e përmbysjes së regjimit Hoxha. Për më tepër, qasjet që janë bërë nga jugosllavët te përfaqësuesit shqiptarë të grupit, kanë bërë të qartë se Jugisllavia është e gatshme të mbështesë një program shumë më të gjerë sesi ai që ka sponsorizuar SHBA në formën e Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (NCFA).

Si rezultat i perspektivës atraktive për veprim të dhunshëm në të ardhmen e afërt, edhe anëtarët e komitetit tonë mund të joshen nga grupi jugosllav, duke bërë që NCFA të humbasë mbështetjen e liderëve dhe të publikut shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Aktivitetet jugosllave, siç është reklamuar nga publiciteti i grupit të sponsorizuar nga Jugosllavia dhe fushata e tyre e rekrutimit, tregojnë se shqetësimet e tyre nuk ishit të sinqerta kur sinjalizuan për qeveritë amerikane e britanike se aktivitetet e NCFA mund të shkaktonin një ndërhyrje sovjetike që mund të rrezikonte paqen në Ballkan. Vetë jugosllavët po përfshihen në një aktivitet shumë më provokativ sesa është kryer deri tani nga ne apo vende të tjera perëndimore. Në rast të një grushti shteti të sponsorizuar nga Jugosllavia, do të ishte e vështirë të ndalonim grekët në pushtimin e pjesës jugore të Shqipërisë, të cilën e konsiderojnë si interes legjitim, situatë e cila mund të jetë e vështirë dhe e sikletshme.

Ndërhyrja e SHBA

Unë sugjerova se është e dëshirueshme të sinjalizojmë me anë të ambasadorit tonë në Beograd, për paqartësinë e deklaratave jugosllave mbi rrezikun e ndërhyrjes sovjetike në rast të provokimeve perëndimore me grupe rezistence, në një kohë kur vetë Jugosllavia ka krijuar një organizatë shumë më militante dhe po njofton hapur rekrutimin e një force për përmbysjen e regjimit të Hoxhës. Mendimi im për sugjerimin e përpjekjeve diplomatike, duhet të ndihmojë në perceptimin e qëllimeve të vërteta jugosllave, sipas të cilave do të konceptohet edhe politika amerikane në lidhje me këtë çështje. Unë sugjerova gjithashtu se meqënëse pezullimi dymujor i lëshimit të broshurave nga ajri ka skaduar, do të ishte mirë që të riniste lëshimi i teksteve ku ngrihet lart aktiviteti i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë për ruajtjen e prestigjit të SHBA dhe për të treguar shenja të aktivitetit tonë duke ruajtur besimin e publikut e duke penguar dezertimin masiv nga Komiteti i sponsorizuar nga SHBA drejt atij jugosllav.

U pranua gjithashtu nga anëtarët prezentë të Departamentit të Shtetit se do të ishte e dëshirueshme ngritja e çështjes së mësipërme me shtetin jugosllav dhe zoti Higgs sugjeroi se kjo duhet të kryhej pas marrjes së përgjigjes së jugosllavëve nga ambasadori ynë atje. Në rast s kjo përgjigje do të ishte jo e kënaqshme, ne duhet të rifillojmë lëshimet e broshurave me efektin e kërkuar si për Shqipërinë dhe qeverinë jugosllave. Zoti Joyce pyeti nëse mendoja se ishte e dobishme të ngrihej çështja e organizatës shqiptare të sponsorizuar nga Jugosllavia, me gjeneralin Popoviç. Unë u përgjigja se karakterin jo-produktiv të bisedave të deritanishme me të, do të ishte e panevojshme ngritja e debatit me të, prandaj mbrojta qëndrimin se çështja duhet të ngrihet me anë të kanaleve diplomatike në Beograd.

Please follow and like us: