Albspirit

Media/News/Publishing

Krerët e 61 degëve takim në PS, ja 16 prej tyre që ikin për rezultat të dobët

Ka përfunduar takimi i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me 61 kryetarët e degëve të PS në rrethe. Gjatë fjalës së tij Taulant Balla tha se gjatë takimit është bërë një paraqitje për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare si dhe për procesin e zgjedhjeve për kryetarët e rinj. Procesi zgjedhor në degët e PS do të jetë deri më 30 nëntor, pasi është shtyrë me 15 ditë.
“Kishim mbledhje organizative që lidhet me raportimin e procesit zgjedhor në të gjitha degët. Kemi shtyrë afatin me 15 ditë të zgjedhjeve për të përmbushur të gjitha kriteret që lidhen me kërkesat e organizatave”, tha Balla.
Janë 16 bashki që duhet të rizgjedhin kryetarët e tyre, pasi aktualët do të ikin për shkak të rezultateve të dobëta.

Kryetarët e PS që ikin
Kamëz – Ramadan Cani
Kavajë – Gentian Daja
Rrogozhinë – Haxhi Memolla
Peqin – Edurim Teqja
Cërrik – Gëzim Salla
Elbasan – Ardit Demiri
Përrenjas – Haxhi Çollaku
Pogradec – Bledi Çomo
Pustec – Jani Ago
Devoll – Eroldi Begolli
Dibër – Afrim Mikli
Vau i Dejës – Kristian Shkreli
Kuçovë – Sybi Shehu
Skrapar – Edmond Omeri
Këlcyrë – Hodjan Selami
Shkodër – Arvit Osja

Gjithashtu mësohet se janë dhe 10 kryetarë bashkie që ushtrojnë paralelisht detyrën e kryetarit të degës, por edhe funksione të tjera dhe duhet të largohen pasi bien ndesh me statutin e PS.

Please follow and like us: