Albspirit

Media/News/Publishing

Pas 70 vjetësh, shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon

Në përpjekje për të inkurajuar lindshmërinë në Serbi, presidenti Aleksandër Vuçiç, ka bërë një deklaratë pozitive për shqiptarët. Ai ka thënë se brenda 70 vjetësh, shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon. “Në 70 vjet, shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon, sepse ata po rriten dhe nuk kanë probleme me politikanët e tyre, të cilët do të thonë ‘mos lindni fëmijë, mos mendoni për të ardhmen, por vetëm për rehati’”, ka thënë Vuçiç. Ka qenë kjo deklarata e pazakontë e Vuçiçit, që në fakt, ka tentuar të godasë tek politikanët serbë, që nuk inkurajojnë lindshmërinë.

Please follow and like us: