Albspirit

Media/News/Publishing

Dënohet prezantuesja egjiptiane, foli për seksin para martese

Një prezantuese në një televizion egjiptian është dënuar me tre vjet burg pasi diskutoi rreth mënyrave sesi mund të mbeshtetesh shtatzanë jo domosdoshmërisht përmes një martese tradicionale. Doaa Salah pyeti shikuesit nëse e kishin menduar ndonjëherë të kryenin marrëdhënie seksuale para se të martoheshin dhe gjithashtu sugjeroi se një grua mund të martohet për të bërë fëmijë dhe më pas të divorcohet.

Gjithashtu prezantueses i është kërkuar që të paguajë 430 paund si kompesim. Autoritetet kanë bërë të ditur se idetë e saj kërcënojnë strukturën e jetës egjiptiane. Marrëdhëniet seksuale para martese shihen gjerësisht si të papranueshme në shoqërinë konservatiore të Egjiptit. Prezatuesja egjiptiane Doaa Salah foli edhe për faktin se dhurimi i spermës në vendet perndimore është i pranueshëm, ndërsa në Egjipt jo. Ajo gjithashtu sugjeroi që një mashkull mund të paguehet për të qenë pjesë e një martese afatshkurtër. Menjëherë pas këtyre sugjerimeve, ajo u pezullua nga detyra për tre muaj dhe më pas nisën veprimet ligjore kundër saj./Gsh/

 

Please follow and like us: