Albspirit

Media/News/Publishing

Kumbaro nis fushatën e leximit me Helena Kadarenë

Une lexoj, po ti? Po ai”? Për të  dytin vit Ministria e Kulturës nisi Fushatën Kombëtare të Leximit, kudo ku mundemi, kudo që gjejmë një fletë libri hapur.

Në sallën “Çehov” të Teatrit Metropol në Tiranë u takuan për një libër  autorë, botues, nxënës të shkollave, që shkëmbyen së bashku fragmente nga autorët e dashur, me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, Ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, nën/kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, etj.

Fushatë në mbarë vendin, me mbi 200 aktivitete leximi ku përfshihen shkollat, bibliotekat e rretheve, libraritë, etj. Aktivitetet do të angazhojnë të gjitha hallkat e librit: autorë, përkthyes, botues, redaktorë, mësues, nxënës e studentë, artistë, etj.

Ministrja Kumbaro ka ftuar të gjithë në takimet e librit, sepse pa lexues libri nuk mund të ketë vlerë. Në një fjalë pa protokoll, por nga telefoni celular Kumbaro nënvizoi edhe njëherë idenë se duhet ‘të afrohemi tek lexuesi i vitit 2017”. “Jemi të bindur se Leximi është në fakt qëllimi final i kulturës së Librit, qoftë prej letre qoftë elektronik. Autori, përkthyesi janë lulet e rralla që duhet të kultivojmë për të mbajtur gjallë krijimtarinë artistike dhe kulturën.

Botuesi është hallka e domosdoshme për ekzistencën reale të tyre duke u dhënë jetë e duke i bërë të udhëtojnë”, tha ajo. Ndërsa ministrja Nikolla lexoi pjesë nga publicistika e Ismet Totos, Kumbaro zgjodhi të lexojë pjesë nga libri i Helena Kadaresë, “Koha e pamjaftueshme”, ku ironizon dhe çmitizon shkrimtarin e madh për të nxjerrë njeriun e zakonshëm Ismail Kadare.

Please follow and like us: