Albspirit

Media/News/Publishing

Ndalohet infermierja që jepte raporte pa bërë vizitë

Menjëherë pas denoncimit në emisionin investigativ, “Stop” ku kryeinfermierja pajiste me raport mjekësor pa kryer vizitat, kjo e fundit është ndaluar nga policia.

Policia ka njoftuar se:

Më datë 01.11.2017, u ndalua shtetësia E.G, vjeç 50, banuese në Tiranë, kryeinfermiere në Qendrën Shëndetësore Vorë, pasi dyshohet se më datë 31.10.2017, u ka marrë një shumë lekësh dy shtetasve, për t’i pajisur me raport mjekësor për leje drejtimi, pa iu nënshtruar kontrolleve mjekësore. Neni 259 i Kodit Penal.

Ngajrja:

Kamera e fshehtë e “STOP” tregon sesi merret me para në dorë raporti mjekësor, që provon aftësinë e shqisave, syve e veshëve, për të marrë një patentë për drejtim automjeti. Një qytetare drejtohet në poliklinikën e Vorës dhe pasi paguan pajiset me raport, edhe pse nuk kryen asnjë vizitë, madje nuk ka asnjë autorizim nga mjeku i familjes. Pas saj, një tjetër qytetar kryen të njëjtën procedurë, duke paguar 50 mijë lekë të vjetra, nga 40 mijë, që kushtojnë vizitat normalisht.

E pas sigurimit të raportit, “STOP” testoi edhe sistemin e marrjes së patentës. Me 200 mijë lekë të vjetra, nuk ke nevojë të hysh në praktikë dhe patenta vjen vetë tek qytetari, pasi siç thotë instruktori i “Berti­al”: Po nuk eci goja, do eci leku. Kamera e fshehtë e emisionit “STOP”, fillimisht ka shkuar te poliklinika e Vorës. Qytetarja i tregon kryeinfermieres që ishte e interesuar për patentë. Pavarësisht se nuk ishte e lagjes, kryeinfermierja e “rregullon” këtë punë, përkundrejt një pagese prej 40 mijë lekësh.

 

Please follow and like us: