Albspirit

Media/News/Publishing

Skënderbeu humb 2:0 me “Partizanin” e Beogradit

Skënderbeu ka humbur 2:0 nga Partizani i Beogradit. Skënderbeu nuk ka mundur të marrë pikë në Boegrad kundër Partizanit, pas barazimit në ndeshjen e parë 0:0 në “Elbasan Arena”.

Të besuarit e Dajës u mposhtë në Beograd me rezultat të pastër 2:0, ku vendasit shënuan një gol në pjesën e parë dhe një në atë të dytë.

Zoran Tosic realizoi për 1:0 në minutën e 39’të nga gjuajtja e lirë, ndërsa për 2:0 shënoi në minutën e 66’të, Leandre Tawamba.

Pas kësaj humbje, Skënderbeu mbetet në pozitën e fundit në Grupin B me dy pikë, ndërsa Partizani ka rrëmbyer pozitën e dytë me pesë pikë, dy më shumë se Young Boys që humbën 0:1 nga Dynamo Kyiv.

Please follow and like us: