Albspirit

Media/News/Publishing

Jani Malo: Përse shqiptarët nuk guxojnë të bëhen të gjithë himariotë?

Himara.

Këto ditë, kur skifterët e pronave i janë vërsulur Himarës, shumë njerëz normalë bien në grackën e pyetjes më idiote: Çfarë janë himariotët shqiptarë apo grekë? Harrojnë, ose nuk dimë, atë që ka thënë William Smithi se, kur dikush humbet një të drejtë, atë e kanë humbur të gjithë.
Mes vorbullës me gjepura turlilloj, gatuar për interesa meskine, dallohen dy të vërteta të thjeshta. E para: himariotët janë njerëz që guxojnë të kërkojnë të mos u nëpërkëmben të drejtat e tyre. Dhe e dyta: pronat e të gjithë shqiptarëve – nëse ka mbetur gjë prej tyre – janë njëlloj të kërcënuara nga mafia e pronave.
Edhe pse qartësisht të ndara, janë dy të vërteta që nuk i shohin vetëm dy kategori të verbërish: njerëzit pa sy në ballë – delet e bindura – dhe të verbërit funksionalë – vetë hajdutët. Të parët, lëri o Zot në verbërinë e tyre, ndërsa të dytët, pikërisht kundër tyre janë ngritur himariotët.
Prandaj është mirë që asaj pyetjes idiote “Çfarë janë himariotët shqiptarë apo grekë?” sot më shumë se kurrë duhet t’ia zërë vendin pyetja: Përse shqiptarët nuk guxojnë të bëhen të gjithë himariotë?

Please follow and like us: