Albspirit

Media/News/Publishing

Tiranë, prangoset Balla, i kërkuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali

Specialistët për hetimin e trafikut të paligjshëm pranë D. V. P. Tiranë, arrestuan dje përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, Ilir Balla, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, me vendimin penal nr. 157/05 RMC të datës 02. 11. 2005, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Nenet 416, 600 të Kodit Penal Italian dhe Neni 3, 4 të Ligjit 75/58 mbi prostitucionin dhe heqjen e lirisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Please follow and like us: