Albspirit

Media/News/Publishing

Trump nis turin në Azi dhe jep një mesazh për Korenë e Veriut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u nis të premten në një turne në Azi.
Në udhëtimin 11-ditësh, Trump do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vjetnamin dhe Filipinet. Fillimisht, ai do të ndalojë në Havaje, ku do të vizitojë forcat ushtarake amerikane në Paqësor, ndërsa në Japoni do të arrijë më 5 nëntor. Turenu i tij pritet të dominohet nga bisedimet për programin e Koresë Verirore me raketa balistike dhe bërthamore. “Do të flasim për tregtinë, do të flasim për Korenë e Veirut, do të sigurojmë ndihmën e shumë vendeve dhe njerëzve”, tha Trump përpara nisjes. Në muajt e fundit, Phenjani ka testuar disa raketa balistike ndërkontinentale dhe ka kryer provën e gjashtë bërthamore. Kjo ka bërë që Trump të paralajmërojë, siç ka thënë. “zjarr dhe tërbim” në përgjigje të Phenjanit.
Please follow and like us: