Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Tahiri pyetej nëse kishte skaf…patenta për mjete lundruese me gradë ‘’kapiten”

Ditën e djeshme një tjetër skandal ka nisur me protagonist ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në Elbasan një i ri, i quajtur Orest Sota, 25-vjeç, është ndaluar nga ana e policisë ku i janë gjetur 800 mijë euro si dhe dy patenta të Tahirit. Lajmi është përhapur me shpejtësi pas denoncimit nga ana e kreut të PD-së Lulzim Basha, ndërsa Policia e Elbasanit në vend që të jepte ngjarjen bënte përgënjeshtrimin e fshehjes së ngjarjes. Pyetja tjetër që ngrihet është padyshim: pse i duhej ish-ministrit të Brendshëm patenta kur vetë kishte deklaruar se nuk kishte skaf në pronësi, dhe pse duhej të gjendeshin në Elbasan?! Më poshtë ”Shuplaka” ju sjell edhe videon kur vetë ish-ministri, pak ditë pas skandalit të përgjimeve përgjigje se nuk kishte asnjë skaf në pronësi të tij. Epo mesa duket kishte ndërmend të ngiste skafin e tjetërkujt, ose të paktën të regjistruar në emrin e një personi tjetër. Mbetet të presim edhe të shohim se cili do të jetë jusftikimi i ri i Tahirit, se diçka është e sigurt ish-ministri duket shumë i pakujdesshëm, shet makinën, e merr sërish me pushime, patentën e tij për skaf ja lë shoferit, dhe shoferi nga ana tjetër i harron në makinën e një miku të tij, i cili si për fat kapet edhe me 800 mijë euro…

Please follow and like us: