Albspirit

Media/News/Publishing

Menaxheri i fondacionit “Soros” ka rrahur e përdhunuar modelet e PlayBoy

Sipas një padie gjyqësore, menaxheri i një prej fondeve të George Soros akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore; ku ka përdhunuar, abuzuar dhe burgosur disa femra në një apartament në Manhattan.

Bankieri Howie Rubin, 62 vjeç, akuzohet se ka përdhunuar dhe goditur 3 femra midis të cilave dy modele të Playboy në një apartament me qera në Midtown.

Sipas padisë thuhet se ai i kishte bindur femrat duke u ofruar pagesa nga 2,000 deri në 5,000 dollarë për ‘shoqëri’ dhe më pas i sulmonte ato aq keq, sa ato kanë pasur nevojë për operacione plastike dhe dentare.

Bankieri akuzohet gjithashtu se ka bashkëpunuar me disa ndërmjetës dhe avokatë të cilët gjithashtu akuzohen sepse janë munduar të ‘mbulojnë krimet seksuale të Rubin’.

Please follow and like us: