Albspirit

Media/News/Publishing

Këngëtarja rrëfen aksidentin e frikshëm

Kënga e saj “Gjithmonë” padyshim që është një hit i këngëtares dhe akoma fansat e personifikojnë nën ata tinguj. Fjala është për Luar Aranin, e cila edhe pse i hyri fuqishëm tregut muzikor duke u pëlqyer shumë për timbrin dhe veçantinë e zërit të saj, ajo u tërhoq sikur të mos i kishte hyrë kurrë kësaj rruge. Por, çfarë bën Luar me jetën e saj private dhe a ka bërë bukuroshja ndërhyrje plastike?

Ndonëse, të gjitha këngëtaret bëjnë buzët që të duken më bukur, ajo që fshihet pas Luar është një histori e trishtë. Vetëm në moshën 7-vjeçare, Luari ka pësuar një aksident të rëndë, ku ka thyer hundë, dhëmbët dhe ka çarë frikshëm buzën. E ftuar në emisionin “Prive”, Luar ka thënë: Kam një çarje nën buzë nga një aksident që kam pasur.

Është një kujtim jo i bukur i imi, theva hundën, dhëmbët dhe njërën pjesë (të buzës) e kam më të fryrë se tjetra. M’u deshën 4 vjet që buza të më kthehej në gjendje normale, ku mbeti pak më e fryrë seç e kisha më përpara.” Ndërsa, e pyetur për jetën private, Luar ka thënë që është shumë e lumtur, pa dashur të prononcohet më gjatë.

Fotografia e Luar Arani

 

 

Please follow and like us: