Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmohet me armë një kishë në Teksas, mediat: Të paktën 12 viktima

Një person i armatosur hapi zjarr në një kishë në Texsas gjatë shërbimeve të së dielës, duke shkaktuar viktima të shumta të raportuara. Sulmi ndodhi në Kishën e “First Baptist” në Sutherland Springs në Wilson County. Mediat lokale njoftojnë se personi i armatosur hyri në kishë rreth orës 11:30 sipas kohës lokale, dhe filloi të qëllonte. Sipas policisë flitet për shumë viktima, ndërsa sulmuesi është vrarë gjatë të shtënave nga policia. Numri i viktimave ende nuk është i qartë. Raportohet se në zonë kanë shkuar helikopterë për të transportuar të plagosurit. Ndërkohë media lokale shkruajnë se bëhet fjalë për rreth 12 të vrarë si pasojë e të shtënave.

Please follow and like us: