Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet ekrani ku do të shohim Adi Krastën

Vetëm pak ditë me parë moderatori i njohur Adi Krasta ka publikuar një nga emisionet e tij në të cilën ka qenë e ftuar shkrimtarja e njohur Elvira Dones. Gjithashtu krahas videos ai ka zbuluar se së shpejti do të rikthehet në ekran me një bashkëpunim pikërisht me këtë autoere, por duke mos zbuluar më tepër. Megjithatë sipas burimeve të Gazeta Express, moderatorin e njohur shqiptar do ta shohim sërish në ekranin e Vizion Plus. Nuk dihet ende se cilido të jetë formati televiziv që ai ka zgjedhur për t’u kthyer në ekran. Gjithashtu kujtojmë se nuk është hera e parë që Krastën e shohim në Vizion Plus ku nisi programin e tij të njohur “A Show”. Ai ka qenë pjesë e ekraneve të ndryshme duke kujtuar Agon Channel, si dhe 2 herë në Top Channel. Mbetet për tu parë se si do të jetë ky rikthim i tij në ekran, mjaft i pritur për shumë nga simpatizantët e moderatorit.

Please follow and like us: