Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada apelon të shmangni këto gabime gjatë aplikimit për Lotarinë Amerikane

Përmes një statusi në facebook Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, ka apeluar të gjithë ata që do të aplikojnë për Lotarinë Amerikane të shmangin disa gabime që mund të ulin shanset për të qenë fitues i lotarisë.

“Çdo person mund të aplikojë vetëm një herë në vit. Riaplikimi nuk rrit shanset, përkundrazi ju skualifikon. Duhet të regjistroheni vetëm një herë në çdo vit. Një herë për çdo person dhe nëse ju doni të rrisni shanset, është mirë që të aplikoni vete nese dini ose te asistuar nga ndonje profesionist”, thotë specialistja e Ambasadës së SHBA.

Theksohet që aplikimi bëhet në bazë të statusit civil.

“Mos harroni të përfshini bashkëshorten kur bëni aplikimin. Ai bëhet në bazë të statusit civil. Pra, nëse jeni i martuar, pavarësisht se mund të jeni në proces divorci, duhet të përfshini bashkëshorten dhe çdo fëmijë, pavarësisht nëse jetoni ose jo me të, pavarësisht nëse ka ndërmend të imigrojë apo jo me ju”.

Një tjetër këshillë e vlefshme që vjen nga specialistët e ambasadës, është mospërdorimi i syzeve në momentin që bëni foton e aplikimit. Po ashtu, ky proces këshillohet të mos lihet në çastin e fundit. “Rekomandojmë që të aplikoni sa më shpejt, sepse ka ndodhur vitet e kaluara ku nga aplikimet e tepërta, sistemi është ngarkuar aq shumë, sa nuk e ka njohur si kohë, duke e skualifikuar në këtë mënyrë aplikantin”, njofton ambasada e SHBA ne Tirane.

Please follow and like us: