Albspirit

Media/News/Publishing

Edi Rama: Reformë rrënjësore për ujin, sistemi i degraduar

Kryeministri Edi Rama po flet për nisjen e aksionit të ujit të pijshëm.

“Do vendosim ligjshmëri në çdo sektor. Në çështjen e ujit kemi një prapambetje shumë të gjatë. Ankesat për furnizim me ujë janë një shqetësim. Sot ne jemi një dëshmi e gjallë si vend e të vërtetës se dallimin mes vendeve që zhvillohen dhe vendeve që nuk zhvillohen, nuk e bën pasuria natyrore, por dija dhe aftësia për ta kthyer këtë pasuri në vlerë. Jemi vendi i dytë më i pasur në Evropë për pasuri natyrore dhe jemi i vetmi vend në Evropë që kemi probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Nëse e gjykojmë ujin si kriter thelbësor për ekzistencës, atëherë shqiptarët mbijetojnë dhe nuk jetojnë normalisht në shumë pjesë të vendit. Në shumicën e qendrave të banuara uji vjen vetëm 4-5 orë, në fshatra dhe vetëm 1 orë në ditë. Në mes të kryeqytetit kemi dëshminë rrëqethëse të kësaj prapambetjeje. Do garantojmë furnizim të pandërprerë me ujë për qytetarët.

Në koston e ujit që konsumojmë 40% e zë energjia elektrike për pompat e vendosura. 12% të energjisë shkon për të nxjerrë ujë të pijshëm, afro 30 milionë euro n ë vit. Katër vitet e fundit është shpenzuar shumë afro 400 milionë euro për të ndërtuar ujësjellës të rinj, impiante të trajtimit të ujërave të zeza. Në cdo bashki të vendit, situata është ekonomikisht e paqëndrueshme. Në cdo 4 litër ujë që prodhon makineria e degraduar vetëm 1 litër faturohet dhe kjo bën që shteti të subvencionojnë vit pas viti ujësjellësit. Është një situatë që nuk ka si bëhet më keq. Vetëm një reformë rrënjësore me një vendosmëri të hekurt, e ngjashme me reformën në sistemin e energjisë, mund të na japë zgjidhje për të dalë nga ky sistem i degraduar, që mbahet në agoni, duke shpenzuar para pa fund dhe pa marrë mbrapsht përmirësime të ndjeshme”.

Please follow and like us: