Albspirit

Media/News/Publishing

Jamarbër Malltezi: Krimi i organizuar qeveris vendin

Anëtari i kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” është shprehur se vendi ballafaqohet me një situatë absurde dhe mungesë shprese.

Sipas Malltezit “në pushtet nuk janë socialistët e thjeshtë, por krimi i organizuar, që cakton se kush do ketë monopolet e drogës.”

Ndër të tjera, Malltezi theksoi se sipas tij përballë kësaj situate, roli i opozitës është shumë vendimtar për të ringjallur shpresën në të ardhmen e vendit.

Malltezi tha se përballë kemi një kundërshtar që përdor krimin e organizuar për të qëndruar në pushtet.

Gjithashtu Malltezi tha se PD është në proces analize dhe në çdo qendër votimi del se kudo kemi pasur blerje votash.

Malltezi u shpreh se për humbjen e zgjedhjeve blerja e votave nuk është fajtori i vetëm por sipas tij është një ndër pesë faktorët kryesorë.

“Blerja e votës i bën zgjedhje allashqiptarçe… Te blerja na dalin dy fenomene, partitë në pushtet kanë blerë me paratë e tyre votën, por edhe fushata zgjedhore është përdorur si fushatë vjedhjeje votash. Qeveria ka shkuar deri aty sa u ka thënë të varfërve “votoni për PS dhe s’do paguani faturë dritash për pesë muaj”. Kjo është vjedhje shteti nga ‘pushta-shteti- u shpreh Malltezi.

Please follow and like us: