Albspirit

Media/News/Publishing

Luma Skëndo: Çfarë asht lumtunija?!

 

 

 

Çfarë asht lumtunija?!

Një za që përkon vetëm në nji rekord?

Nji frymë që des sot e s’kthehet ma?

Kërcimi i shiut të pranverës,

që lag fytyrën e skuqur prej marakut?

Cfarë asht koha kur kujtimet janë ma të forta se drita?

Rrjell një përru shpejt,

aq shpejt sa nji re formohet.

Hidh një kore në ajër dhe gjeje fatin

midis ditëve.

A mundesh ti?!

Lumtuni e tretun si hija e zhegut.

Puthje me kripë e nji dite vere.

Aromë zymyli në agim të pranverës.

Nji cikël reth një kohe që të ik prej dore.

E kjo asht dashnija e madhe, në nji drithmë që vetëm virgjëresha mund ta ndijë.

Kur munesh me e l’shu vedin në nji dorë që të përlyn, të kthen në asgja.

Në nji dashni të vetme pranë-vere.

 

Please follow and like us: