Albspirit

Media/News/Publishing

“Paradise Papers”, Sanders: Një oligarki ndërkombëtare

Bernie Sanders paralajmëroi se bota po shndërrohet me shpejtësi në një oligarki ndërkombëtare e kontrolluar nga një numër i vogël miliarderësh, diçka që sipas senatorit të Vermontit theksohet qartë nga zbulimet që sollën “Paradise Papers”. Në një deklaratë për “The Guardian” në kuadër të rrjedhjes masive të dokumenteve që zbuluan sekretet e investimeve në llogari sekrete, Sanders tha se pasurimi i individëve dhe kompanive në parajsat fiskale është problemi kryesor i kohës sonë.

Sanders shtoi se “Paradise Papers” hapën derën e një problemi jo vetëm për SHBA, por për çdo qeveri në botë.

“Ky grusht miliarderësh dhe korporatash ndërkombëtare bëhen edhe më të pasur nga dita në ditë duke fshehur fitimet dhe duke mos paguar taksat”, deklaroi Sanders.

Senatori demokrat tha se fajtorëve për këtë situatë i shtohen kongresi dhe administrata Trump, pasi republikanët i kanë dhënë edhe më shumë mundësi për të shmangur taksat kompanive si Apple apo Nike, por edhe miliarderëve që Trump ka në kabinet.

Komentet e Sanders janë reagimi më i fortë politik gjatë 24 orëve të para të skandalit të “Paradise Papers”. Mbi 13 milion dokumente të siguruara nga “Suddeutsche Zeitung in Germany” dhe të ndara me dhjetëra media në botë tregojnë se si bizneset kryesore dhe politikanët në botë mbrojnë paratë e tyre në parajsa fiskale.

Një nga emrat më të rëndësishëm deri tani në dokumente, është ai i Wilbur Ross, sekretari Amerikan i Tregtisë, që vazhdon të bëjë biznes me miqtë e të afërmit e Putin./Top Channel/

Please follow and like us: