Albspirit

Media/News/Publishing

Vendimet e Bashës, 140 milionë lekë dëm për PD/A do t’i paguajë Luli nga xhepi?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përtej problemeve politike që ka brenda partisë së tij, përçarjes, debateve të ashpra, mungesës së mbështetjes, si dhe paaftësisë  për tu përballur me kundërshtarin politik, tashmë do të ketë një problem të madh financiar. Ky problem ka të bëjë me gjendjen kritike financiare të PD-së dhe një borxh prej 140 milionë lekësh që Luli i ka faturuar kësaj partie me vendimet e tij ku duket qartë urrejtja ndaj grave dhe paaftësia e tij epike që përveç humbjes në zgjedhje kushton edhe 140 milionë lekë. Lulzim Basha, ditën që shpalli listën e kandidatëve për deputetë dhe ditën e hapjes së fushatës por edhe në vijim tha “Listën e kam bërë unë, përgjgjegjësitë i kam unë. Për fitoren apo humbjen, përgjegjësitë janë të miat”.

Janë dy fatura, me vlerë në total 140 milion lekë, që sipas asaj që ka deklaruar vetë Lulzim Basha duhet ti paguajë nga xhepi i tij dhe jo nga arka e varfër e PD-së, e cila nuk mund të mbushet kurrësesi me kuotat e anëtarësisë. Fatura e parë vjen me vendimin 558 të KQZ-së, të datës 31 korrik 2017. Sipas këtij vendimi, Partia Demokratike duhet të kthejë në KQZ shumën prej 17 milion lekësh për shkak të rezultatit të regjistruar në zgjedhje. CityNews sjell më poshtë vendimin dhe bashkëngjitur tij dhe tabelën me vlerat përkatëse për partitë që duhet të kthejnë fondet.

 

Listën e PD-së e përgatiti Basha, përgjegjësinë vetes ja njeh Lulzim Basha, humbja është e Lulzim Bashës dhe paratë s’kanë pse ti paguajnë demokratët. Kur partinë e trajton si pronë private, lekët i paguan nga xhepi për vendimet që ke marrë dhe kostot që i ke lënë partisë. Listat dhe humbjet janë të Bashës bashkë me faturën e KQZ-së për fondet e partive. Por kostot e Bashës për PD-në nuk janë vetëm kaq, shuma e parë erdhi si rezultat i numrit të vogël të votave që ai mori me 25 qershor, por për Lulzim Bashën ka dhe një faturë tjetër, është fatura e urrejtjes së tij ndaj grave. Lulzim Basha, me listën e tij personale dhe mos respektimin e barazisë gjinore, i ka sjellë një tjetër dëm ekonomik PD-së. Në bazë të vendimit numër 566, datë 5 tetor 2017, Partia Demokratike duhet të paguajë, në bazë të Kodit Zgjedhor, 120 milion lekë si sanksion administrativ nga KQZ.

Ky dënim ka ardhur pas përgatitjes fshehur dhe duke mos respektuar Kodin Zgjedhor dhe ligjin në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhje.

Në asnjë qark të Shqipërisë, Lulzim Basha nuk ka respektuar kuotat e barazisë gjinore dhe për këtë arsye duhet të paguajë 120 milion lekë të tjera.

Në total shuma është rreth 140 milion lekë të vjetra, kosto financiare për PD-në, të cilat duhet të paguhen nga vetë Lulzim Basha i cili ka një pasur të deklaruar rreth 1.5 milion dollarë. Kjo jo për shkak të inatit që mund të kenë kundërshtarët e Bashës, rivalët e tij dhe demokratët që e kanë braktisur, por vetëm për shkak të faktit se ai e ka deklaruar publikisht se është hartuesi i listës së kandidatëve dhe do të mbante çdo përgjegjësi për pasojat që do vinin nga kjo listë. Listën e përgatiti vetë Basha, përgjegjësinë e deklaroi se është e tij, tani është koha të shkojë dhe të paguajë në KQZ 140 milion lekë që i ka shkaktuar dëm PD-së, por nga xhepi dhe jo nga arka e partisë. Ky do të ishte një hap i parë që do të tregonte se Basha e njeh vërtetë përgjegjësinë e tij për humbjen, jo si aktet e turpshme me ngrirje apo vjedhje votash për tu rizgjedhur kryetar, si me 22 korrik./CityNews/

Please follow and like us: