Albspirit

Media/News/Publishing

Breshëri bllokon qarkullimin në Llogara

Policia Rrugore njofton se në aksin rrugor të Llogarasë qarkullimi i mjeteve funksionon me vështirësi pasi ka një prezencë të madhe reshjesh prej kushteve jo të mira atmosferike.

Konkretisht, në vendin e quajtur ”Pisha Flamur”, prej reshjeve të dendura të breshëritë është krijuar një shtrese e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi.Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në akset  më problematike me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve.

Janë njoftuar edhe shërbimet e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e këtij aksi. Njoftohen të gjithë udhëtarët të cilët kanë itinerare të kalojnë në aksin rrugor të Llogorasë të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe lëvizjes së tyre me mjet.

Please follow and like us: