Albspirit

Media/News/Publishing

Dorëhiqet drejtori i LSI në Portin e Durrësit

Drejtori i Drejtorisë Operacionale në portin e Durrësit, Fatjon Sulaj, ka dhënë dorëheqjen. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ai ka treguar edhe arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi. Sulaj vinte nga radhët e LSI, dhe ka mbajtur këtë detyrë për 4 vite. “Dorëheqja një akt themelor qytetarie dhe demokracie. Falenderoj eprorët për besimin, kolegët për mbështetjen, dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këtë rrugëtim të gjatë që patëm bashkë”, shkruan Sulaj. Sulaj ka sqaruar nëpërmjet një postimi të dytë, se nuk ka dhënë dorëheqjen për shkak kontabandës së cigareve. Ai shkruan se drejtoria që drejtonte nuk kishte lidhje me kontrabandën e mallrave. Drejtoria e Doganave bllokoi dje një sasi prej 6100 koli cigare me vlerë 610 mijë euro, pasi dyshohej se do të hynin kontrabandë në Portin e Durrësit. Pas kontrollit, ato  rezultuan të pa pajisura me pulla fiskale.

Please follow and like us: