Albspirit

Media/News/Publishing

PD ka nevojë për një statut të ri

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, i ftuar në ABC News ka deklaruar se Partia Demokratike ka nevojë për një statut të ri.

Gjithashtu Imami shtoi se për disa javë do të paraqesin në kryesi dhe tek kryetari një projektstatut.

“Basha është shkaktari kryesor i gjendjes së PD. Pas zgjedhjeve një grup i madh anëtarësh kërkuan largimin e Bashës, por ai me një proces krejtësisht ilegjitim vendosi të ishte prapë kryetar i partisë”- u shpreh Imami.

Imami ka akuzuar kreun aktual të PD, Lulzim Basha se sipas tij ai është shkaktari kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.

Ndër të tjera, Imami tha se “Nëse ai nuk e riformëson imazhin e PD-së, e vetmja gjë që na mbetet është të paraqesim një projekstatut që të ketë garanci për këdo që merr pjesë në proces”.

Please follow and like us: