Albspirit

Media/News/Publishing

Meta hedh poshtë kërkesën e PD-LSI për publikimin e mbledhjes së KS

Dy ditë pas kërkesës së bërë nga deputetët e PD dhe LSI për publikimin e të dhënave të raportuara nga institucionet për luftën ndaj drogës me qëllim që të ballafaqohen rezultatet e dhëna, kreu i shtetit u ka kthyer përgjigje negative deputetëve.  “Nëpërmjet kësaj përgjigje ju bëj me dije se nuk e kam aprovuar kërkesën tuaj”, thotë Meta duke shpjeguar se nuk ka qënë në përputhje me paketën ligjore :Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”. Kreu i shtetit shpjegon më tej se “deklasifikimin dhe publikimin në mbledhjet e KSKS-së” pavarësisht qëllimeve pozitive të një grupimi politik, shoqëror apo social të caktuar nuk e gjej plotësisht në përputhje me interesat afatgjata të sigurisë kombëtare. “Vlerësoj se deklasifikimi dhe publikimi i diskutimeve në mbledhjet e KSK-së (që nuk ka ndodhur asnjëherë) do të përbënte një precedent me pasoja afatgjata për funksionimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, vijon presidenti në shpjegimin e tij. Por Meta thotë se vetë organi i akuzës ka të drejtën e marrjes së informacioneve sipas ligjit, ku shprehet se “Institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm mundet të kërkojë dhe të përdorë për interesa të hetimit informacionin e mbledhjeve të KSK-së në mënyrën e përcaktuar nga ligji.

Please follow and like us: