Albspirit

Media/News/Publishing

Ndalohet kushëriri i gjyqtarit të akuzuar për korrupsion

Pak orë pas ndalimit të gjyqtarit, Shkëlqim Miri, policia e Tiranës ka shoqëruar edhe kushëririn e tij. Mësohet se nga blutë e kryeqytetit është ndaluar Kujtim Miri. Ndalimi i këtij të fundit është bërë me urdhër të Krimve të Rënda, pasi ka dyshime se ai ka luajtur rolin e sekserit në akuzat e ngritura ndaj gjyqtarit. Më herët, gjyqtarit Shkëlqim Miri, ju gjetën në banesë një shumë parash prej 34 milionë lekë të rinj. Me ndryshimet e reja ligjore, ndalimi apo arrestimi i një gjyqtari mund të bëhet edhe pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Më herët ishte KLD që, pasi shqyrtonte kërkesën e prokurorisë, autorizonte ose jo arrestimin.

Please follow and like us: