Albspirit

Media/News/Publishing

Rama në Mat: Unë jam me urat, jo me kazanin

Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një videoje në profilin e tij Facebook, tregoi urën e re të ndërtuar në fshatin Komsi, në Mat. Nëpërmjet kësaj ure të gjithë fëmijët e kanë më të lehtë të aksesojnë shkollën tha minsistrja e Mbrojtes, e pranishme në inagurim, Olta Xhaçka. Por veç kësaj, kryeministri i vendit dha edhe një mesazh politik. Ai tha se dëshironte që të majtët e të djathtët të bëheshin bashkë kur ishte puna për të ndërtuar ura, ndërsa shtoi se e kundërta ndodhë në parlament, ku të gjithë i japin kazanit zjarr.

“Mua më vjen shumë mirë që i kemi çliruar nga gjithë ky ankth i madh gjithë ato familje dhe prindër që i kanë sjellë fëmijët për në shkollë duke bërë cirk këtu dhe është një shembull i shkëlqyer që kur në terrenin e vështirësive të problemeve, halleve, shqetësimeve, të shpresave dhe nevojave të njerëzve të jemi bashkë, të majtë dhe të djathtë të bëjmë ura. Kur pastaj jemi në parlament i japim kazanit zjarr. Unë jam me urat s’jam me kazanin”, u shpreh Rama.

Please follow and like us: