Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria e Përgjithshme: Ja përse nuk iu hoq mandati Agron Kapllanajt?

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sërish sot është debatuar mbi çështjen e Agron Kapllanajt, kryebashkiakut të Mallakastrës të cilit sipas socialistëve duhet t’i hiqet mandati për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Faktin në fjalë e ka theksuar sërish  Denar Biba, nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më datë 19.02.2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë në një komunikim publik ku ka sqaruar se ishin 18 funksionarët të lartë, pjesa më e madhe të të cilëve, deputetë të cilët cilët kishin deklaruar dënime në formularët e tyre të dekriminalizimit.

Në atë periudhe debati ishte fokusuar në heqjen e mandatit të kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi dhe ati të Fushë Krujës, Artur Bushi.

Sipas shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme, Kapllanaj ishte rehabilituar në vitin 2016, dhe për këtë arsye nuk duhej t’i hiqej mandate. Por në mbledhjen e KQZ-së ku u shqyrtua çështja, nënkryetari i KQZ, Biba tha se mandate i Kapllanajt duhet të ishte hequr në vitin 2016 ndërkohë që shkresat e publikuara nga KQZ tregojnë se Prokuroria e Përgjithshme me shkresën e datës 21.02.2017 i ka kërkuar t’i vihen në dispozicion formularët e vetëdeklarimit të 30 subjekteve të përmendura në deklaratën e zëdhënësës së KQZ-së në datën 19 shkurt.

Vetëm një ditë më pas, kryetari i KQZ-së në atë kohë, Denar Biba i ka kthyer përgjigje Prokurorisë me shkresën e datës 22.02.2017, me nr/prot 1218/1, ku i thotë se; “… KQZ- ka konstatuar me bindje të plotë se dhënat e deklaruara të funksionarëve publik, sipas deklaratës për shtyp të datës 19.02.2017, nuk përfshihen Brenda sferës së ndalimeve të parashikuara nga neni 2 i ligjit 138/2015. Në vlerësim të KQZ të dhënat e disponuara nuk përbënin shkak për verifikim të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme”.

Please follow and like us: