Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria miraton rregulloren për Sekretin Shtetëror

Qeveria bën publike vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kështu, është miratuar rregullorja për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar sekret shtetëror. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, pika 6, 25 e 31, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2.Vendimi nr.124, datë 15.3.2001, i Këshillit të Ministrave,“Për deklasifikimin e zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, që ndodhet në rrjetin kombëtar të arkivave”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin me miratimin e Ramës.

Please follow and like us: