Albspirit

Media/News/Publishing

Hoxhaj: Kosova e përkushtuar për intensifikim të bashkëpunimit me Izraelin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren Izraelit në Beograd, Alona Fisher Kam. Hoxhaj ka thënë se në këtë takim është diskutuar për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar për intensifikim të bashkëpunimit me këtë shtet. “Diskutim shumë konstruktiv me ambasadoren e Izraelit, Alona Fisher Kam, për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, kulturor e shoqëror, si dhe në fushën e edukimit në mes të Kosovës dhe Izraelit. Kosova është e përkushtuar për intensifikim të bashkëpunimit me Izraelin në fusha të interesit të përbashkët”, ka shkruar Hoxhaj në facebook.
Please follow and like us: