Albspirit

Media/News/Publishing

Marrëveshja: Në rrjetet sociale nuk do ketë më postime ekstremiste

Gjigantët teknologjikë përfshirë Facebookun, Twitterin dhe Google-in ranë dakord të bëjnë më shumë për të hequr postimet me përmbajtje ekstremiste.

Akordi u arrit pas një takimi dyditor mes kombeve të G7-ës dhe kompanive teknologjike të mbajtur në Ischia të Italisë.

Qëllimi, sipas zyrtarëve, është të hiqen përmbajtjet xhihadiste nga interneti për më pak se dy orë. Sipas marrëveshjes, gjigantët teknologjike do planifikojnë sisteme të vëçanta monitorimi, të cilat do të heqin menjëherë postimet me përmbatje ekstremiste.

Në një postim, Twitteri ka thënë se bisedimet kanë qenë të rëndësishme dhe produktive. Nuk ka pasur ndonjë koment shtesë nga gjigantët teknologjikë.

Kjo është hera e parë që përfaqësues nga Google, Microsoft, Facebook dhe Twitter kanë marrë pjesë në një takim të tillë në të cilin përfshihen Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Please follow and like us: