Albspirit

Media/News/Publishing

“Forca e ligjit”, Çako: Aksioni do shtrihet edhe jashtë Shqipërisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në një deklaratë për mediat ka folur për Javën e Sigurisë Rrugore ku ka bërë të ditur masat e marra nga policia.

Çako ka folur edhe për operacionin “Forca e Ligjit, dhe sipas tij ky operacion do të shtrihet jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. “Do të ketë lufta pa kompromis ndaj çdo organizate kriminale”, tha Haki Çako. I pyetur në lidhje me kërkesën e opozitës për dorëheqje, Çako tha: “Nuk kam koment fatkeqësisht, sepse opozita atë punë ka”.

Ndërkaq, masave të policisë për sigurinë rrugore do t’i vijë në ndihmë edhe vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar me plotësimin e sinjalistikës dhe të gjitha masat e tjera. “Policia në bashkëpunim me Entin pronar të Rrugëve është duke intensifikuar punën për të rritur në kapacitete maksimale sigurinë e qytetarëve duke rritur sinjalistikën dhe gjithë masat e tjera që përcjellin informacionin e nevojshme për të respektuar normat rrugorë. Gjithashtu policia është duke intensifikuar punën lidhur me aftësinë teknologjike të kontrollit por dhe duke sensibilizuar përmes shkollave dhe institucioneve të tjera pasojat që mund të vijnë nga shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, tha Çako.

 

Please follow and like us: