Albspirit

Media/News/Publishing

Hebrejtë habiten me pritjen madhështore që Kosova ia rezervoi Eliot Engel

Vizita disaditore e kongresmenit amerikan, Eliot Engel, u shënua me nderime të larta dhe me pritje prej krerëve më të lartë shtetërorë. Për nder të tij u bë edhe një pullë postare, e për këtë kanë shkruar edhe mediat e Izraelit të impresionuar nga pritja madhështore që iu bë një kongresmeni hebrenj nga një shtet me shumicë myslimane.

Kongresmeni demokrat, Eliot Engel, do të jetë fytyrë e një pulle postare. Me gjasë ai është kongresmeni i parë hebre për të cilin bëhet pullë postare.

Për këtë kanë shkruar edhe mediat izraelite. Në to thuhet se ka një histori që fshihet pas nderimeve që iu bë një kongresmeni hebrenj nga një shtet me popullsi shumicë myslimane.

Engel ishte një nga ligjvënësit amerikanë dhe figurat publike që i kishte kërkuar administratës së Presidentit Bill Clinton të intervenonte në luftën e Kosovës në vitin 1999, duke iu frikësuar një gjenocidi që do t’u bëhej popullsisë shqiptare në Kosovë, që ishte në duart e Slobodan Milloshevicit, shkruan agjencia izraelite e lajmeve.

Të njëjtit që kishin kërkuar të ndihmoheshin shqiptarët në luftës e 99-ës, kishin kërkuar edhe njohjen e shtetit të Kosovës, kur u deklarua i pavarur në vitin 2008.

Bashkë me Engel, në mesin  e figurave hebrenj, me ndikim, që kishin përkrahur Kosovën, ishin edhe kongresmenët tjerë, Jerry Nadler, Tom Lantos, Beng Gilman, senatori Ben Cardin, si dhe i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari Elie Wiesel.

Mediat izraelite përmendin se ndihmë ndaj hebrenjve kishin dhënë edhe shqiptarët gjatë Holokaustit, prandaj kjo mund të shihet edhe si kthimi i së mirës, siç zakonisht ndodhë.

Engel ka njohuri për guximin që kishin treguar shqiptarët, duke i mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai së bashku me të tjerët nuk donin që SHBA të heshte dhe të përsëritej historia e Holokaustit.

“Çfarë po shihni në terren, shihni njerëzit atje, a shihni dëshpërim?” Engel pyeti një ekip amerikan për gjetjen e fakteve në një seancë të vitit 1998. “A mbretëron një ndjenjë që Shtetet e Bashkuara i kanë braktisur ata”?

Engelit i është prezantuar pulla postare këtë javë kur ai po qëndron në Kosovë për hapjen e zyrës së fondacionit “Sfidat e Mileniumit”.

Kongresmeni, i pyetur nga agjencia izraelite e lajmeve, ka thënë se është ndier shumë i nderuar dhe i befasuar nga ajo çfarë është bërë për të gjatë kësaj vizite në Kosovë.

Puna ime për të promovuar sa më shumë raportet mes Kosovës dhe SHBA-së ka qenë ndër përpjekjet më të rëndësishme që kam bërë për sa kohë që jam në Kongres”, ka thënë Engel për agjencinë izraelite.

Ky nuk është nderimi i vetëm dhe i pari që i është bërë kongresmenit për kontributin e tij ndaj shtetit kosovar. Në vitin 2008, një rrugë në Pejë mori emrin e Engel. /Express/

 

Please follow and like us: