Albspirit

Media/News/Publishing

Kureshtje dhe interes për poeteshat shqiptare Irma Kurti dhe Lumturi Plaku në Itali

 

 

 

 

-Në prag të Ditës Botërore kundër Dhunës ndaj Grave janë të ftuara në Vilën Dho Casa Aperta në Seveso në provincën e Monza e Brianza të Lombardisë

 

 

Në prag të Ditës Botërore kundër Dhunës ndaj Grave, dy poetet dhe shkrimtaret shqiptare Irma Kurti dhe Lumturi Plaku janë të ftuara në Vilën Dho Casa Aperta në Seveso në provincën e Monza e Brianza të Lombardisë. Atje do të prezantojnë poezi dhe prozë nga krijimtaria e tyre duke u përqendruar tek figura e gruas, por mbi të gjitha do të ndajnë me të pranishmit emocionet, përshtypjet, mbresat, pra, eksperiencën e jetës së tyre.

Dhuna ndaj grave është një problem tejet i mprehtë për shoqërinë italiane. Nismat, lëvizjet e shoqatave të ndryshme, takimet letrare artistike në datën 25 Nëntor marrin rëndësi të veçantë për sensibilizmin e opinionit publik.

Fabiola Sali, koordinatore dhe përkthyese e kulturës shqiptare që do të drejtojë takimin thotë: “Femra rrit brezin e ri, ushqen me dashuri te ardhmen dhe një grua që nuk respekton veten e që shndërrohet në objekt dhune, nuk mund të dhurojë kurrë dashuri”.

Prania e dy autoreve shqiptare do t’i japë mundësi publikut italian të dëgjojë dëshmi direkte apo fakte të pasqyruara në veprat e tyre. Forca e fjalës së Irma Kurtit dhe Lumturi Plakut ka triumfuar edhe përtej kufijve ndaj organizimi i një veprimtarie të tillë ka ngjallur mjaft kureshtje dhe interes.

 

 

 

Please follow and like us: