Albspirit

Media/News/Publishing

Sadi Vorpsi del pa lidhje me Sigurimin e Shtetit, ja dokumenti

Një tjetër deputet i Kuvendit të Shqipërisë i është drejtuar me një kërkesë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit në lidhje me personin e tij. Sadi Vorpsi, në këtë mënyrë është i dyti ligjvënës, pas demokratit Myslim Murrizi, që i drejtohet autoritetit dhe kërkon informacione nëse ka qenë i survejuar apo bashkëpunëtor i organeve të diktaturës.

“Vullnetarisht dhe për transparencë i kërkova “Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit” informacion në lidhje me figurën time. Nëse kam qenë i survejuar apo bashkëpunëtor i organit famëkeq të diktatures. Më poshtë është përgjigja zyrtare”, shkruan deputet i PS-së, i cili duket se ka ndjekur shembullin e kolegut të tij demokrat.

Please follow and like us: