Albspirit

Media/News/Publishing

Gjebrea: Mos vazhdoni lojën e kazanit dhe manipulimit

Ndërsa po dilte nga mbledhja e Komisionit të Sigurisë, deputetja e PS, Elona Gjebrea është përballur me gazetarët, të cilët i kanë kërkuar asaj një prenoncim në lidhje me informacionet se është thirrur nga prokuroria për të dëshmuar në lidhje me dosjen “Habilaj”. Deputetja socialiste ju ka kërkuar gazetarëve të ruajnë etikën dhe të mos bëjnë prokurorin. Elona Gjebrea është shprehur “Në radhë të parë respektoni etikën dhe mos luani lojën e kazanit. Të manipuloni dhe të shpifni. Ti moj vajzë nuk je prokurore që të më drejtohesh mua kështu. Unë do shkoj në prokurori dhe do përgjigjem për çdo gjë. Jam e qetë. Nuk kam shkuar dhe jam e gatshme të shkoj në prokurori. Nuk më kanë thirrur akoma”. Kujtojmë këtu se Elona Gjebrea ishte zv.ministre e Brendshme, në kohën kur në krye të kësaj ministrie ishte Saimir Tahiri, emri i të cilit është nën hetim për përfshirje në trafikun e drogës.

Please follow and like us: