Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Hazizaj: Ku jetonte Enver Hoxha, dalin fotot brenda vilës

Sa relative jane disa gjera, bazuar ne eksperiencat tona individuale apo familjare. Sot per here te pare kam vizituar Vilen 31 ose e njohur ndryshe si vila e Enver Hoxhes.

Kisha nje kuriozitet thuajse prej turisti qe te hyja brenda e mundesisht te shihja cdo detaj te jetes se diktatorit tone, per te pare mjedise, objekte, dhoma apo korridore ku jane vendosur fate te njerezve dhe vete shtetit!

I kerkoj nje te njohures sime te me bente nje foto dhe me pyet: E ke seriozisht? I thashe “Po”. Sepse pertej kuriozitetit, i gjithe vendi perben nje histori qe duhet ruajtur per te treguar mekatet e atij sistemi.

Dal ne korridor per t’u larguar dhe e pyes te njohuren time, nese gjate sistemit komunist familja e saj kishte qene e perndjekur politikisht!

Me thote “Po, te gjithe”!

E njejta vile, i njejti personazh dhe dy kendveshtrime dhe eksperienca te ndryshme pergjate komunizmit!

Edhe thuajse 30 vite me pas ende nuk kemi gjetur paqe nga krimet qe i kane ndodhur njerezve ne kete vend!

 

Please follow and like us: