Albspirit

Media/News/Publishing

Partia Levizja e Legalitetit me kryetar të ri, Gjana nuk rikandidon

Partia Levizja e Legaliteti zhvilloi ditën e sotme Kuvendin e 19-të për zgjedhjen e kryetarit të saj. Kryetari në detyrë Sulejman Gjana nuk rikandidoi, ndërsa kandidatët në garë ishin Beniamin Bakalli, një person i afruar te legalistët 2 vjet më parë dhe Shpëtim Axhami me një kontribut 25 vjecar te PLL, thuhet ne nje njoftim te PLL.

Pas analizës 4-vjecare e cila u mbajt nga kryetari Sulejman Gjana dhe diskutimeve, u kalua në votimin për kryetarin e ri. Nga numërimi i votave të 159 delegatëve fitues rezultoi z. Shpëtim Axhami me 108 vota, ndërsa kandidati Beniamin Bakalli mori 49 vota. Legalistët synojnë që zgjedhjet e ardhshme të dalin në zgjedhje si drejtues të një koalicioni të forcave të vërteta të djathta, duke përjashtuar një koalicion me PD

Please follow and like us: