Albspirit

Media/News/Publishing

Burrel, gjendet i vdekur 53-vjeçari, kishte plagë në kokë

Një person është gjetur i pajetë në qytetin e Burrelit gjatë pasdites Sipas policisë, viktima është shtetasi Ibrahim Migla, 53 vjeç. Bëhet me dije se viktima Migla kishte plagë në kokë. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se I.M., punonte roje në një godinë te “Ish parku i mallrave” dhe duke zbritur shkallët dyshohet se është rrëzuar gjatë kapërcimit të murit rrethues duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga veprimet paraprake ngjarja dyshohet se është aksidentale, bën me dije Policia. Ndërkohë, grupi hetimor i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Mat po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Please follow and like us: