Albspirit

Media/News/Publishing

Florian Marku nuk di të ndalet, plas në tokë kundërshtarin që në raundin e parë

Super kampioni absolut i MMA-së, Florian Marku nuk llogarit asnjë kundërshtar. Madje i mund pa problem që në raundin e parë. Ndeshja e fundit mes boksierit shqiptar dhe Sanches Mendes, e cila u zhvillua në Graz të Austrisë, u mbyll me fitoren spektakolare të Markut. Marku e fitoi këtë takim shumë shpejt, vetëm pas një raundi duke bombarduar me grushte e shkelma kundërshtarin e tij. Floriani është një ndër talentet shqiptare të MMA-së, i cili po shkëlqen në këtë sport dhe është duke dhuruar spektakël në çdo ndeshje që zhvillon.

Please follow and like us: