Albspirit

Media/News/Publishing

George HW Bush,  presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA

Ditën e shtunë, ish presidenti amerikan George H W Bush ka mbushur plot 93 vjeç e 166 ditë, duke u bërë kështu presidenti që jeton më gjatë në historinë e SHBA. Bush kaloi Gerald Ford, i cili ishte 93 vjeç e 165 ditë kur ndërroi jetë në dhjetor të 2006-ës dhe Ronald Reagan i cili jetoi 93 vite e 120 ditë. Jimmy Carter, i cili është ende gjallë, ndodhet në vend të katërt me 93 vite e 56 ditë. Bush, presidenti i 41 i SHBA, i kalon vitet e pleqërisë me familjen e tij në Hjuston të Teksasit dhe në shtëpinë e tij të pushimit në Kennebunkport, Maine.
Please follow and like us: