Albspirit

Media/News/Publishing

Henri Kisinger: Lufta e Tretë Botërore është afër…

Në rast se nuk i dëgjoni daullet e luftës atëherë jeni të shurdhër, Lufta e Tretë Botërore është afër, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kina dhe Rusia janë në lajthitje. Rritja e fuqisë ushtarake të Kinës dhe forcimi i Rusisë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik është ndjenjë e rreme. Kjo për ta do të jetë vdekje më e shpejtë. Lufta që po afrohet do të jetë aq e rëndë, të cilin do të fitojë vetëm një superfuqi dhe kjo do të jetë e popullit tonë. Ardhmëria e Bashkimit Evropian, shkon me një shpejtësi të madhe tek themelimi i një shteti të vetëm. Kjo shpejtësi e tyre  flet për mua  për një llogari të madhe të pritshme.

Lufta III Botërore është në rrugë të sipër dhe pika e saj fillestare do të jetë Irani. Për ushtrinë amerikane nga aspekti strategjik kontrolli mbi 7 shtete të Lindjes së Mesme është tepër i rëndësishëm, pasi në këto shtete gjenden burimet e naftës dhe resurset tjera ekonomike. Tani ka mbetur hapi i vetëm: Të sulmohet Irani. Arusha e madhe ruse dhe Kina nga gjumi do të zgjohen  dhe Izraeli me të gjitha forcat ushtarake që i ka në dispozicion do të vrasë kundërshtarë arabë  sa të mundet. Shpresoj se çdo gjë do të shkojë si duhet dhe se gjysma e Lindjes së Mesme do të jetë e Izraelit. Vetëm një superfuqi do të ekzistojë. Një shtet global do të jetë. Mos harroni se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë  në posedim armët më të fuqishme  dhe në asnjë shtet tjetër nuk ka ekipe të tilla sikurse tek ne që gjenden ekipet e përgatitura dhe të stërvitura. Me ardhjen e kohës këto armë do të i prezantojmë  botës.

Please follow and like us: