Albspirit

Media/News/Publishing

Madagaskari njeh Kosovën, vendi i 115-të që e pranon si shtet

Madagaskari bëhet shteti i 115-ë që njeh Pavarësinë e Kosovës. Lajmin, fillimisht e bëri të ditur kryeministri Ramush Haradinaj gjatë Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare që po zhvillohet në Prishtinë. Edhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli e konfirmoi këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Urime Kosovë!, faleminderit Madagaskar”- thuhet në mesazhin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, i cili shton më tej se nga kjo ditë Kosova dhe Madagaskari kanë nga një mik më shumë. Pacolli i shpreh falënderimet të sinqerta popullit e qeverisë së këtij vendi.

Please follow and like us: