Albspirit

Media/News/Publishing

Rama publikon aktin e përfaqësimit të Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës

Kryeministri Rama ka çelur sot në rubrikën Amarcord Vitin e Skënderbeut, teksa ka postuar në Facebook, aktin e Përfaqësimit të nënshkruar nga paria e Durrësit duke deleguar përfaqësuesit e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës.

“Amarcord, Viti i Skënderbeut. Dëshiroj ta çel këtë Amarcord të Vitit të Skënderbeut me dërgesën fjalë për fjalë të një të pasionuari të kësaj kronike, të cilin e falenderoj përzemërsisht për mesazhin e tij: Me kërkesë të Ismail Qemal Vlorës dhe e gjetur para rrezikut të pushtimit të qytetit nga ushtria serbe, paria e Durrësit vendosi më 26 nëntor të vitit 1912 të nënshkruaj Aktin e Përfaqësimit dhe të delegoj përfaqësuesit e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Fill më pas ata ngrejnë flamurin kombëtar në selinë e mytesarifit. Bashkëngjitur Akti i Përfaqësimit të Durrësit (Një nga firmëtarët e aktit është edhe Kristaq Rama i Vjetri”, shkruan Kryeministri Rama.

Please follow and like us: