Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, janë arrestuar nga Policia e Kosovës në mbrëmjen e sotme, pasi kanë thyer arrestin e shtëpisë.

Lajmi në fjalë është konfirmuar për Gazetën Express, nga zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, e cila është shprehur se arrestimi i dy deputetëve ka ardhur pas urdhrit të Gjykatës.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit realizon detyrat dhe autorizimet e saj ligjore duke u bazuar edhe në vendimet apo urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë. Për këtë rast bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendrën e paraburgimit janë ndërmarrë veprimet ligjore”, – tha Ahmeti.

Dy deputetët e VV-së dje kishin shkelur arrestin shtëpiak duke iu bashkuar Shpend Ahmetit në festën e fitores në zgjedhjet lokale.

Please follow and like us: